[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 24-vjeçarit, i akuzuar për dhunë në familje

25.06.2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 24-vjeçarit, i akuzuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e EDON (Idriz) BERISHA.

EDON (Idriz) BERISHA i lindur me 13.06.1997 (24 vjeçar) në Pejë kërkohet për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 25 qershor 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• EDON (Idriz) BERISHA i lindur me 13.06.1997 në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• “Dhunë në familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com