E goditi me grushte motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

03.07.2023

Mosmarrëveshjet mes familjarëve, shpesh përfundojnë edhe me sulme fizike, ku kryesisht viktimat janë femra. Një fenomen i tillë pothuajse raportohet çdo ditë në Policinë e Kosovës, raporton SuharekaOnline. Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Stacionin Policor në Prizren, ku një femër ka raportuar se vëllau i saj e ka goditur […]

E goditi me grushte motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes familjarëve, shpesh përfundojnë edhe me sulme fizike, ku kryesisht viktimat janë femra.

Një fenomen i tillë pothuajse raportohet çdo ditë në Policinë e Kosovës, raporton SuharekaOnline.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Stacionin Policor në Prizren, ku një femër ka raportuar se vëllau i saj e ka goditur atë me grushte.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me motren e tij, e kishte sulmuar viktim%n fizikisht duke e goditur me grushte, e ku edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë viktima nga si pasojë e lëndimeve ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Malishevë dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.