E diela me aksidente, një ndodhi në Suharekë – Motoçiklisti përplaset me veturë, është në gjendje të rëndë

31.10.2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Suharekë, ku është përfshirë një motoçikletë e një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, motoçiklisti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur […]

E diela me aksidente, një ndodhi në Suharekë – Motoçiklisti përplaset me veturë, është në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Suharekë, ku është përfshirë një motoçikletë e një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, motoçiklisti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:47 në Suharekë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Suharekë 30.10.2022 – 14:47. Një motoçikletë dhe një veturë janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.