Burri në Savrovë çon në këmbë Policinë se hajnat ia vodhën rreth 10 mijë €, i gjen pas disa orësh në shtëpi

29.08.2022

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur para të gatshme, diku rreth 9500 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet […]

Burri në Savrovë çon në këmbë Policinë se hajnat ia vodhën rreth 10 mijë €, i gjen pas disa orësh në shtëpi Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur para të gatshme, diku rreth 9500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore për të hetuar rastin.

Por ende pa u bërë 24 orë nga denoncimi i rastit, ai u paraqit sërish në Polici.

Këtë herë ai shkoi në stacion policor për t’i njoftuar hetuesit se i ka gjetur paratë, në një pjesë të shtëpisë. Ende nuk dihet nëse të hollat kanë qenë aty edhe para raportimit të rastit, apo janë dërguar më pas.

Njësia policore ka dalë sërish në vendin e ngjarjes, ku pronari i ka paraqitur paratë, që janë fotografuar nga hetuesit. Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhër që të mbyllet ky rast.

Ndryshe, pronari fillimisht kishte raportuar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij rreth 9500 euro para të gatshme e qindra euro franga e dollarë.