Brenda disa orëve u shkaktuan dy aksidente në Komunën e Suharekës, lëndohen 8 persona

10.08.2022

Në 24 orët e fundit 101 aksidente, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 39 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 62 të tjera me dëme materiale. Raportohet se gjatë ditës së djeshme në Suharekë, njëra nga veturat që po qëndronte në kolonë rrugës për të marrë nusen, si pasojë e […]

Brenda disa orëve u shkaktuan dy aksidente në Komunën e Suharekës, lëndohen 8 persona Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit 101 aksidente, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 39 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 62 të tjera me dëme materiale.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme në Suharekë, njëra nga veturat që po qëndronte në kolonë rrugës për të marrë nusen, si pasojë e mosmbajtjes së duhur të distancës, ka goditur veturën që ndodhej para saj.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Po ashtu, një tjetër aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Dragaqin, pesë persona pësuan lëndime trupore si pasojë e ndeshjes së dy veturave.

Në mesin e të lënduarve thuhet se janë edhe dy fëmijë. Deri te aksidenti dyshohet se erdhi si pasojë e pakujdesisë së shoferit, i cili dyshohet se nuk kontrolloi rrugën kryesore në të cilën synonte të kyçej.