Brenda 24 ore 72 aksidente, mbi 2000 tiketa trafiku e 27 të arrestuar

06.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 72 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet. Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për […]

Brenda 24 ore 72 aksidente, mbi 2000 tiketa trafiku e 27 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 72 aksidente, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.

Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 2,062 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 27 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.