Brenda 24 ore 59 aksidente trafiku, tri me fatalitet

22.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të premten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht tri kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë […]

Brenda 24 ore 59 aksidente trafiku, tri me fatalitet Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të premten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht tri kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të premten policia ka shqiptuar edhe 1,137 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.