Brenda 24 ore 51 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

03.01.2022

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore 51 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,415 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 28 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.