Brenda 24 ore – 43 aksidente, mbi 1,200 tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar

23.04.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku. Nga këto 43 aksidente, 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me […]

Brenda 24 ore – 43 aksidente, mbi 1,200 tiketa trafiku dhe 17 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Nga këto 43 aksidente, 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Të enjten Policia e Kosovës ndër tjerash, ka shqiptuar edhe 1,278 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në 24 orëshin e fundit policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale, prej të cilëve 1 është ndaluar dhe 9 të tjerë në mbajtje.

Policia e Kosovës poashtu ka bërë të ditur se të mërkurën 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.