Brenda 24 ore 16 aksidente, 139 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

01.05.2020

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 16 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu PK ka shqiptuar 139 gjoba trafiku për shkelësit […]

Brenda 24 ore 16 aksidente, 139 tiketa trafiku e 22 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 16 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 139 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 22 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.