Rrahje për pronë në Bllacë të Suharekës, tre të arrestuar

11.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasiqë të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:00 në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës. Nga Policia kanë bërë të […]

Rrahje për pronë në Bllacë të Suharekës, tre të arrestuar Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasiqë të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:00 në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.

Nga Policia kanë bërë të ditur se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Bllacë, Suharekë 10.04.2022 – 08:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.