Arrestohet zyrtari policor në Suharekë, goditi me veturë një fëmijë 14-vjeçar

  • 17.10.2022
Arrestohet zyrtari policor në Suharekë, goditi me veturë një fëmijë 14-vjeçar

Tashmë janë publikuar shifrat shqetësueses të aksidenteve në trafik, ku vetëm për 7 muaj 14 këmbësorë humbën jetën pasi u goditën nga automjetet, teksa shumë të tjerë u lënduan.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të dielën, në Samadraxhë të Suharekës, por këtë herë i dyshuar është një zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari policor i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka goditur një të mitur 14-vjeçar me veturën e tij private.


Siç thonë të njëjtat burime, polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për të vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas informacioneve të para, deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, në atë mënyrë që posa polici i dyshuar ka arritur të afërsi të vendkalimit për këmbësorë, ka goditur të miturin.

Lajmin se i dyshuar është një zyrtar policor e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale e Prizrenit, por nuk kanë dhënë më shumë informacione.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë