Arrestohet një person në Rahovec pasi publikoi video duke shtënë me armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 02 dhjetor 2025 ka arrestuar një person në Rahovec, pasi i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit zyrtar, pas identifikimit të të dyshuarit, Prokuroria ka lëshuar autorizim për bastisje në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
- një armë pistoletë,
- një karikator,
- dhe pesë fishekë.
“Më 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte postuar video në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.