Arrestohet një person në Korishë, Policia i gjeti në shtëpi një pistoletë dhe një karikator pa leje

20.05.2023

Një person në fshatin Korishë është shoqëruar në Stacionin Policor. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, raporton SuharekaOnline. Policia ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe […]

Arrestohet një person në Korishë, Policia i gjeti në shtëpi një pistoletë dhe një karikator pa leje Foto: Ilustrim

Një person në fshatin Korishë është shoqëruar në Stacionin Policor.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, raporton SuharekaOnline.

Policia ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

Me vendimin e prokurorit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Korishë, Prizren  19.05.2023, 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.