Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

13.09.2022

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari i pestë për tentim grabitjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, në një argjendari në Prizren. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i këtij të dyshuari u bë të martën. “Me datë 13 Shator 2022, […]

Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari i pestë për tentim grabitjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, në një argjendari në Prizren.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i këtij të dyshuari u bë të martën.

“Me datë 13 Shator 2022, falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se me datë 15 nëntor 2021 në Prizren , disa persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari.

Por, sipas policisë, pronarët kanë rezistuar dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.

Tutje thuhet se gjatë përleshjes, dy viktimat -babë e birë (pronarë të argjendarisë) ishin plagosur me armë zjarri.

“Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes, në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.  Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në Suharekë”, thuhet tutje.

Pastaj, thuhet se automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.

“Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës”, thuhet në fund të njoftimit.