Arrestohet 59-vjeçari A.Sh. – policia i gjen armë zjarri gjatë kontrollit

02.12.2025

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, më 01 dhjetor 2025, rreth orës 18:00, gjatë patrullimit në rrugën “Latif Hasani” në Ferizaj, ka ndaluar një veturë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit të kryer në veturë dhe ndaj shoferit, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë të llojit pistoletë, e cila ishte e vendosur brenda një çante dore. Arma është konfiskuar në vendngjarje.

Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe veturën, pasi ajo ishte në qarkullim pa regjistrim të rregullt.

I dyshuari, A.Sh., 59 vjeç, është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Hetuesit kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar zhvillimin e veprimeve hetimore.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti:
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia ka bërë të ditur se veprimet hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë.