Arrestohet 20 vjeçari E.B në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit për 8 muaj

30.11.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është arrestuar personi i kërkuar, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 30 Nëntor 2022, rreth orës 11:40 njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar vendqëndrimin dhe […]

Arrestohet 20 vjeçari E.B në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit për 8 muaj Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është arrestuar personi i kërkuar, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 30 Nëntor 2022, rreth orës 11:40 njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar vendqëndrimin dhe ka arrestuar të dyshuarin E. B (20 vjeçar) nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në Rr.” Afrim Bytyqi “ në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren për shkak të veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar ne Qendër te Paraburgimit në Dubrave në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë muajve burgim.