Arrestohen 29 persona për 24 orë, një nga fshati Nëpërbisht

05.03.2021

Dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aktiviteteve të tyre. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte ka arrestuar 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 3 janë dërguar në […]

Arrestohen 29 persona për 24 orë, një nga fshati Nëpërbisht Foto: Ilustrim

Dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aktiviteteve të tyre.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte ka arrestuar 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 3 janë dërguar në vujatje të dënimit dhe 21 të tjerë në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mesin e 29 të arrestuarve është edhe një qytetar nga Suhareka.

SuharekaOnline mëson se i arrestuari është banorë i fshatit Nëpërbisht, në bazë të informacione ai është arrestuar pasi që ka rrahur gruan e tij e që si pasojë viktima ka marrë lëndime trupore.

Tutje SuharekaOnline mëson se i dyshuari e kishte dërguar gruan për mjekim vet, por policia sipas procedurave e ka dërguar përsëri te mjeku, ku ka rezultuar se viktima e ka dorën e thyer.

Pas arrestimit të personit në fjalë i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, viktima dhe fëmijët janë dërguar në strehimore sipas procedurave që parashihen në këto raste.

Rikujtojmë se ky rast ka ndodhur me 25 shkurt të këtij viti, i cili është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë të enjëtn (04 mars 2021) rreth orës 14:15.