Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ish-policit Shefki Spahiu

02.04.2021

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt  më 17 marsit të vitit 2019 në një kazino në Suharekë duke vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm. Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm për Shefki Spahiun për vrasjen e Jetmir […]

Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm  ish-policit Shefki Spahiu Foto: Ilustrim

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliajt  më 17 marsit të vitit 2019 në një kazino në Suharekë duke vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm për Shefki Spahiun për vrasjen e Jetmir Aliajt.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

”Po, Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesen e mbrotjës së Shefki Spahiut, duke e vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm. Mirëpo, e njejta kërkesë dje (e enjte) është dërguar edhe në Gjykatën Supreme me procedurë të rregullt me ankesë të avokatit mbrojtës” tha Lekaj për SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Shefki Spahiu më 24 shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Shefki Spahiu kishte qëndruar  në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën- pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.