Alarmante, 25 vetvrasje për shtatë muaj në Kosovë

10.01.2022

Në vitin 2019 ishin raportuar 31 raste të vetvrasjes, ndërsa në vitin 2020 ishin raportuar 40 raste të tilla, e kjo rritje e këtij numrit të rasteve të vetvrasjeve nga ekspertët e kësaj fsuhe po shihet me shumë shqetësim. Ata po e konsiderojnë si njërin ndër faktorët që po shpiejnë deri tek kryerja e këtij […]

Alarmante, 25 vetvrasje për shtatë muaj në Kosovë Foto: Ilustrim

Në vitin 2019 ishin raportuar 31 raste të vetvrasjes, ndërsa në vitin 2020 ishin raportuar 40 raste të tilla, e kjo rritje e këtij numrit të rasteve të vetvrasjeve nga ekspertët e kësaj fsuhe po shihet me shumë shqetësim.

Ata po e konsiderojnë si njërin ndër faktorët që po shpiejnë deri tek kryerja e këtij akti është edhe gjendja e vështirë ekonomike, gjë që po ndikon edhe në shëndetin mendor të qytetarëve.

Kjo dukuri e keqe është në të gjithë botën pa e përjashtuar edhe Kosovën, ku sipas psikologëve dhe sociologëve problemet mendore janë të përditshme.

Por, sipas tyre angazhimi i institucioneve për parandalimin e kësaj dukurie duhet të shtohet.

Disa prej mënyrave që do të ndikonin në uljen e numrit të vetvrasjeve dhe tentim-vetvrasjeve sipas ekspertëve shëndetësorë janë fushatat dhe kampanjat sensibilizuese, diaologu social dhe mënjanimi i stigmës për shëndetin mendor.

Ndërsa, në vitin që lamë pas në vendin tonë u raportuan 25 raste të vetvrasjes.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për FrontOnline nga Policia e Kosovës. Ndërsa, rënie, bazuar në statistikat e Policisë pati sa u përket tentim-vrasjeve.

Si shumë problematike çështjen e vetvrasjeve dhe situatën e rënduar të këtyre personave po e sheh edhe psikologu Petrit Thaçi.

Madje sipas tij, pandemia e theu rutinën e përgjithshme të shoqërisë dhe krijoi ndjenja të frikës dhe dështimit.

“Nëse shohim nga konteksti i përgjithshëm i faktorëve të shumtë që janë shkaktarë të dukurisë së vetëvrasjes ose së ideve apo tentativave të vetëvrasjes, ku ndër ta bëjnë pjesë shumë fuqishëm edhe dhuna në familje edhe aspektet ekonomike si çështja e punësimit dhe aspektet sociale.

Nga krejt kjo pandemia ka vënë në pikëpyetje të gjitha këto, jetën sociale atë ekonomike dhe prezencën e të dashurve tanë duke rrënuar shumë lidhje emocionale”, kishte deklaruar muaj më parë.

Tutje Thaçi theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen mekanizma institucional dhe ligjor në mënyrë që sa më shpejtë të trajtohen rastet të tilla.