Aksidentet me fatalitet, sot humbën jetën dy persona e për gjashtë muaj 50

29.07.2022

Por, për dy prej katër anëtarëve të familjes Sopaj, pushimi u kthye në tragjedi. Katër anëtarët e kësaj familje u aksidentuan mëngjesin e së premtes në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Burrë e grua të moshës 35 dhe 34 vjeç mbetën të vdekur, derisa dy fëmijët e tyre 4 dhe 5 vjeç shpëtuan. Por, të njëjtit janë duke […]

Aksidentet me fatalitet, sot humbën jetën dy persona e për gjashtë muaj 50 Foto: Police yellow line on traffic accident

Por, për dy prej katër anëtarëve të familjes Sopaj, pushimi u kthye në tragjedi.

Katër anëtarët e kësaj familje u aksidentuan mëngjesin e së premtes në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Burrë e grua të moshës 35 dhe 34 vjeç mbetën të vdekur, derisa dy fëmijët e tyre 4 dhe 5 vjeç shpëtuan.

Por, të njëjtit janë duke u trajtuar në Emergjencë të QKUK-së, pasi që kanë pësuar lëndime të rënda.

E, ky nuk është aksidenti i vetëm me fatalitet në vend.

Të tilla kanë ndodhur edhe në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Janë hiq më pak se 44 aksidente të cilat kanë përfunduar me fatalitet në periudhën janar-qershor.

Nga këto aksidente kanë mbetur të vdekur 50 persona.

“Në periudhën janar-qershor të këtij viti kanë ndodhur 44 aksidente fatale. Nga këto aksidente kanë vdekur 50 persona”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Por, më shumë aksidente kishin ndodhur në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.

Nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur për FrontOnline se edhe numri i të vdekurve nga këto aksidente ka qenë më i madh.

“Në periudhën janar-qershor të vitit 2021 kanë ndodhur 47 aksidente fatale. Nga këto aksidente kanë vdekur 56 persona”, kanë bërë të ditur nga Policia.

Por, cilat janë shkaqet që në vend po ndodhin këto aksidente?

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj për deklaron se derisa Kosova nuk ka një institucion që i hulumton aksidentet atëherë nuk mund edhe të merren masa.

Sipas tij, po të kishte një gjë të tillë, atëherë do të dirigjohej tregu dhe situata do të ndryshonte.

“Për fat të keq, institucionet nuk janë të krijuara për hulumtimin e rasteve të aksidenteve, domethënë ne nuk e kemi Agjencionin e Sigurisë Rrugore, ku të bëhen hulumtimet, pastaj nuk kemi institut të sigurisë ku bëhen hulumtimet, edhe prej atyre hulumtimeve dirigjohet tregu edhe dërgohen në Agjencionin dhe merren masa preventive të cilat kanë shkaktuar aksident. Ne kemi rate të tilla kur në një vend ndodhin aksidente me fatalitet edhe nuk e dimë pse kanë bërë, pra mungesa e institucioneve për hulumtimin e aksidenteve sikurse është instituti edhe Agjencioni që merr masa preventive na nuk i kemi në Kosovë”, tha ai.

Në periudhën janar-qershor 2022 Policia bën të ditur për FrontOnline se kanë ndodhur 9 mijë e 352 aksidente trafiku, duke shkaktuar lëndimin e 6 mijë e 570 qytetarëve.

Ndërsa, vitin e kaluar kishin ndodhur 9 mijë e 244 aksidente trafiku, prej të cilave ishin lënduar 6 mijë e 578 qytetarë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 321 mijë e 594 tiketa, derisa për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar kishte shqiptuar 218 mijë e 832 tiketa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.