Aksident trafiku në Mushtisht, lëndohen tre persona

16.06.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovarë. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:30 në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e […]

Aksident trafiku në Mushtisht, lëndohen tre persona Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovarë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:30 në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjeteve si dhe një bashkudhëtar të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku edhe kanë marrë tretman mjekësor.

Nga policia kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fsh. Mushtisht, Suharekë (NN) 15.06.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë  dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjete si dhe një bashkudhëtar të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal Prizren të janë duke marrë tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.