Aksident në Suharekë, përfshihen tre vetura, pëson lëndime të rënda një shofer

11.08.2022

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se deri tek aksidenti i trafiku ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kufizuar dhe kushteve të rrugës. Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura lokale. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:30 në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë. Nga policia kanë […]

Aksident në Suharekë, përfshihen tre vetura, pëson lëndime të rënda një shofer Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se deri tek aksidenti i trafiku ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kufizuar dhe kushteve të rrugës.

Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura lokale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:30 në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Nga policia kanë njoftuar se lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i njërës veturë të cilit i është ofruar ndihma mjekësor.

Ndërkaq, raportohet edhe për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në tre veturat, kurse rasti është nën hetime.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Rr. Skënderbeu, Suharekë 10.08.2022 – 16:30. Raportohet se deri tek aksidenti i trafikut ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kufizuar dhe kushteve të rrugës, tre vetura lokale janë përfshi në aksident trafiku. Lëndime të rënda  trupore ka pësuar vozitësit i njërës veturë të cilit i është ofruar ndihma mjekësore. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në tre veturat. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.