Aksident në Mushtisht, shoferi godet automjetin e Policisë dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Sylaj ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në Mushtisht ku një automjet në lëvizje ka goditur automjetin e policisë dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Po ashtu, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se njësitë hetuese policore […]
Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.
Sylaj ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në Mushtisht ku një automjet në lëvizje ka goditur automjetin e policisë dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Po ashtu, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se njësitë hetuese policore pas një pune operativo hetimore kanë identifikuar veturën dhe vozitësin dhe e kanë arrestuar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.
Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë vozitja e pakujdesshme dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy zyrtarë policorë meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar.
“Fshati Mushtisht, Suharekë 29.04.2022 – 01:05. Vozitësi i panjohur me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë dhe më pas ka ik nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, dy zyrtarë policorë meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së.