Aksident në Malësi të Re, godet me veturë një femër teksa po kalonte rrugën

11.08.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:45 në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja […]

Aksident në Malësi të Re, godet me veturë një femër teksa po kalonte rrugën Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:45 në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja femër kosovare ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, nga policia kanë bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Fsh. Malësi e Re, Prizren 10.08.2022-14:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.