Aksident në fshatin Duhël, lëndohen dy persona – dërgohen në spitalin e Prizrenit

07.05.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Në raport bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:15 në Duhël. Nga policia kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy […]

Aksident në fshatin Duhël, lëndohen dy persona – dërgohen në spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar.

Në raport bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:15 në Duhël.

Nga policia kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Fshati Duhël, Suharekë (NN) 06.05.2022. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.”, thuhet në raportin e PK-së.