Aksident mes tri veturave në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët

16.04.2022

12:20 Me datën 15 prill 2022, në ora 22:05, në rrugën Suharekë-Duhël te Pompa e Benzinës “Besi Oil”, Komuna e Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku, me lëndime dhe dëme material ndërmjet tri veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesit e automjeteve, të cilëve ju është afruar ndihma mjekësore, ndërsa […]

Aksident mes tri veturave në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët Foto: Ilustrim

12:20 Me datën 15 prill 2022, në ora 22:05, në rrugën Suharekë-Duhël te Pompa e Benzinës “Besi Oil”, Komuna e Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku, me lëndime dhe dëme material ndërmjet tri veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesit e automjeteve, të cilëve ju është afruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturës B.Z., 54 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ka mbërri pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Kurse vozitësi me inicialet B.L., 32 vjeçar pas marrjes se ndihmës mjekësore lirohet ne shtëpi.

Ndërsa i dyshuari B.RR., 36 vjeçar ndalohet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit të shtetit është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, dy shoferët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:02 në rrugën Suharekë – Duhël.

“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.