94 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

20.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

94 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së mërkurë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 94 aksidente trafiku, prej të cilave 36 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 57 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së mërkurë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.691 tiketa trafiku për kundërvajtje.