85 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

11.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

85 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 85 aksidente trafiku, prej të cilave 26 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 58 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht, një aksident trafiku gjatë ditës së hënë ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë shqiptuar 1.717 tiketa trafiku për kundërvajtje.