84 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

21.04.2022

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet. Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri 10 drejtimi Vërmicë. “Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka […]

84 aksidente për 24 orë në Kosovë, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri 10 drejtimi Vërmicë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, 22 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 61 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 557 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu në këtë periudhë kohore, policia ka arrestuar 29 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.