78 aksidente dhe mbi 1 mijë 600 tiketa trafiku brenda 24 ore

12.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

78 aksidente dhe mbi 1 mijë 600 tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 78 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 50 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit, policia njofton se asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.697 tiketa trafiku për kundërvajtje.