74 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku gjatë ditës së hënë
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së hënë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]
Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së hënë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë janë regjistruar 74 aksidente trafiku.
Poashtu, policia ka njoftuar se 23 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 51 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.
Ndërsa, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.502 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.