73 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku për 24 orë

15.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

73 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 73 aksidente trafiku, prej të cilave 30 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 43 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit, policia njofton se asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Duke krahasuar këtë numër të aksidenteve me ditët e kaluara, rezulton se numri i aksidenteve të trafikut ka shënuar rritje.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.544 tiketa trafiku për kundërvajtje.