67 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

04.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së martë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, ku fatkeqsisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Në 24 […]

67 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së martë në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, ku fatkeqsisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 67 aksidente, ku prej tyre 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Të martën një vetaksident ka ndodhur edhe në Suharekë, ku si pasojë është lënduar një person.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, në afërsi të fabrikës së Ballkanit, ku një veturë ka goditur një shtyllë elektrike.

“Më datë 03.01.2023, në ora 18:25, Rr.”Brigada 123″ në Suharekë, kemi pranuar informacion për një vetaksident, ku si pasojë është lënduar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale” ka thënë Sylaj.

Poashtu, në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ka ndodhur një vetaksident, ku si pasojë është lënduar pasagjeri, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas policisë bëhet e ditur se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën, del jashtë rrugës duke u rrokullisur, i njëjti thuhet se është përplaset në një mur.

Ndërsa, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1.090 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.