60 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku për 24 orë

28.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

60 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së enjte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 60 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.838 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.