46 aksidente trafiku për 24 orë, 19 përfundojnë me persona të lënduar

17.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

46 aksidente trafiku për 24 orë, 19 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 46 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.657 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.