44 aksidente trafiku brenda 24 ore, 24 përfundojnë me persona të lënduar

27.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së enjte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

44 aksidente trafiku brenda 24 ore, 24 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së enjte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të enjte janë regjistruar gjithsej 44 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 24 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 20 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së enjte policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.739 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.