43 aksidente trafiku për 24 orë, 13 përfundojnë me persona të lënduar

31.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

43 aksidente trafiku për 24 orë, 13 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të hënë janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 30 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së hënë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.776 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.