42 aksidente për 24 orë – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1,100 tiketa trafiku

17.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

42 aksidente për 24 orë – Policia nuk kursehet, shqipton mbi 1,100 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,167 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 13 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.