38 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, tre prej tyre vetëm në rajonin e Prizrenit

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

38 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, tre prej tyre vetëm në rajonin e Prizrenit

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 23 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme vetëm në rajonin e Prizrenit u raportuan tri aksidente, një prej tyre në Mushtisht të Suharekës, një në Lubizhdë dhe Reqan të Prizrenit.


Fshati Mushtisht, Suharekë (NN) 15.06.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë  dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjete si dhe një bashkudhëtar të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal Prizren të janë duke marrë tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Fshati Lubizhdë, Prizren (NN) 15.06.2022 – 15:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Fshati Reqan, Prizren (NN) 15.06.2022 – 14:28. Ka ndodhë një aksident trafiku ku ngasësi mashkull kosovar nga pakujdesia me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Policia gjithashtu, në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 858 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 16 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë