38 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku vetëm të dielën

03.05.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës tregojnë se dita e dytë e muajit maj ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë Kosovën kanë ndodhur gjithsejt 38 aksidente trafiku, prej të cilave 16 kanë […]

38 aksidente dhe mbi 900 tiketa trafiku vetëm të dielën Foto: Ilustrim

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës tregojnë se dita e dytë e muajit maj ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë Kosovën kanë ndodhur gjithsejt 38 aksidente trafiku, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 926 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë një person është dërguar në vuajtje të dënimit si dhe janë arrestuar 16 persona të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 13 janë dërguar në mbajtje.