36-vjeçari në Greikoc tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon sasi të mëdha qetësuesish

31.08.2022

Ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje mbrëma pas mesnate në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij. Emergjenca në Suharekë kishin pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person dyshohet se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor ka dalë […]

36-vjeçari në Greikoc tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon sasi të mëdha qetësuesish Foto: Ilustrim

Ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje mbrëma pas mesnate në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Emergjenca në Suharekë kishin pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person dyshohet se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një burrë i cili dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim.

Ata i kanë ofruar 36-vjeçarit ndihmën e parë dhe më pas e kanë transferuar atë në spitalin rajonal në Prizren ku po vazhdon të trajtohet.

Sinjali mëson se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ndër të tjera kanë kontaktuar edhe Prokurorin e Shtetit. Ky i fundit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si ‘Vetvrasje në tentativë’.