16-vjeçarja në Suharekë tenton të vetvritet, konsumoi preparate kimike
- 10.06.2022
- 0 komente
Mbrëmë në Suharekë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një vajzë e mitur ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar preparate kimike.

Sinjali mëson se në Emergjencën e QKMF-së është dërguar një vajzë 16-vjeçare në gjendje të rëndë, kjo pasi që dyshohet se ka konsumuar preparate kimike.
Fatmirësisht stafi shëndetësor ka intervenuar menjëherë, me ç’rast gjendja shëndetësore e të miturës është stabilizuar dhe se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, rasti është denoncuar edhe në Polici, ku është iniciuar rasti ‘Vetvrasje në tentativë’.
KOMENTE0
Leave a Reply