104 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

25.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

104 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet Foto: © Hallka Marketing Agency

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së hënë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 104 aksidente trafiku, prej të cilave 32 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 71 të tjera me dëme materiale.

Fatkeqësisht gjatë ditës së hënë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.558 tiketa trafiku për kundërvajtje.