Zv.ministri i Financave: Së pari të votohet buxheti për vitin 2021, pastaj mund të shkohet në zgjedhje

  • 22.12.2020
Zv.ministri i Financave: Së pari të votohet buxheti për vitin 2021, pastaj mund të shkohet në zgjedhje

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka kërkuar që së pari të votohet buxheti për vitin 2021, e pastaj të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Krasniqi përmes një postimi në facebook ka thënë se bllokada buxhetore do të prodhojë situatë të bllokadës së pagesave për sektorin publik nga muaji mars 2021 e ku do të pësonte jo vetëm sektori publik, por gjithsesi edhe sektori privat dhe tërë sistemi ekonomik në mungesë të financave publike.

“Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Nenit 24 Ndarjet buxhetore në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore do të vlenin vetëm për dy muajt e parë të vitit 2021 nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e kuvendit janë mbajtur më pak se katër (4) muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal duke siguruar një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore , që është e barabartë me 16.67% të ndarjes buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore të vitit 2020” ka thënë Krasniqi.


“Pas kësaj periudhe vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars. Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se tre (3) muaj të vitit të ardhshëm fiskal” ka shtuar tutje ai.

Postimi i plotë:

Së pari të votohet buxheti për vitin 2021, pastaj mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Gjykata Kushtetuese me datë 21.12.2020 nxori vendimin rreth së votës të deputetit Etem Arifi.

Praktikat e deritanishme të zgjedhjeve kanë treguar se mund të kemi vonesa në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë, po që se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbahen në fillim të vitit 2021. Kjo për faktin se ka shumë gjasa që vendi të mbetet pa këto Institucione në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe si kanë treguar zgjedhjet e fundit këto vonesa mund të marrin edhe disa muaj shtesë përtej tremujorit të parë të vitit 2021.

Duke parë këtë situate, legjislatura aktuale do të duhej së pari të aprovon buxhetin për vitin 2021 i cili dokument është në Kuvend, të ndajë mjetet për zgjedhjet e përgjithëshme dhe pastaj të shkohet në zgjedhje në një datë të pranueshme për subjektet politike.

Bllokada buxhetore do të prodhoj situate të bllokadës së pagesave për sektorin publik nga muaji Mars 2021 e ku do të pësonte jo vetëm sektori publik, por gjithsesi edhe sektori privat dhe tërë sistemi ekonomik në mungesë të financave publike.

Duke parë gjendjen aktuale do të kishim probleme të mëdha edhe në menaxhimin e pandemisë COVID -19.

Qeveria e re dhe Kuvendi i ri posa të konstituohen kanë mundësin në një afat që mendojnë se është i arsyeshëm të përgatisin dhe të plotësojnë-ndryshojnë ligjin e miratuar të buxhetit përmes procesit të rishikimit të buxhetit për të zbatuar programin e tyre qeverisës.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Nenit 24 Ndarjet buxhetore në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore do të vlenin vetëm për dy muajt e parë të vitit 2021 nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e kuvendit janë mbajtur më pak se katër (4) muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal duke siguruar një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore , që është e barabartë me 16.67% të ndarjes buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore të vitit 2020.

Pas kësaj periudhe vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars. Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se tre (3) muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Për sqarime shtesë referoju LMFPP, Nenit 24.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë