Kuvendi mbledhet edhe sot, buxheti votohet në lexim të dytë

29.12.2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në ora 14:00, për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Projektligji për buxhetin kaloi të hënën në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro. Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, […]

Kuvendi mbledhet edhe sot, buxheti votohet në lexim të dytë Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në ora 14:00, për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Projektligji për buxhetin kaloi të hënën në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.