Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, pritet votimi i buxhetit për vitin 2021

28.12.2020

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë edhe votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 11:00. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar miratimin e buxhetit para mbajtjes së […]

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, pritet votimi i buxhetit për vitin 2021 Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë edhe votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 11:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar miratimin e buxhetit para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor ishte e pavlefshme.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të votojë pro miratimit të buxhetit.