Zv.ministri i Arsimit: SBASHK-u s’ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese

26.06.2021

Zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se Sindikatat e Bashkuara të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBASHK) nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese të mësimdhënësve. “Këto orë faktikisht mbahen sipas rregullit dhe në kohën kur situata nuk është e tillë çfarë ka qenë dhe ne kemi konsideruar se nuk […]

Zv.ministri i Arsimit: SBASHK-u s’ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se Sindikatat e Bashkuara të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBASHK) nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese të mësimdhënësve.

“Këto orë faktikisht mbahen sipas rregullit dhe në kohën kur situata nuk është e tillë çfarë ka qenë dhe ne kemi konsideruar se nuk ka nevojë për aplikimin e pagesave shtesë”, ka thënë Pupovci, për RTV21.

Ndër të tjera, Pupovci tha se pagat e mësimdhënësve nuk janë pagesë e ulët dhe se janë të krahasueshme me rajonin.

“Në raport me nivelin e të ardhurave në vend, pagat e mësimdhënësve bëjnë pjesë në mesin e pagave solide. Këto paga janë rritë shumë gjatë dekadës së kaluar”, ka shtuar zëvendësministri.