SBAShK: Mësimi gjatë të shtunave duhet të paguhet për 150% ngase është ditë pushimi

  • 18.10.2022
SBAShK: Mësimi gjatë të shtunave duhet të paguhet për 150% ngase është ditë pushimi

E shtuna do të jetë ditë e rregullt mësimi për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën, për të zëvendësuar orët e humbura nga greva pesë javëshe në arsim.

Kjo pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, edhe pse Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po e kundërshtojnë një vendim të tillë.

Megjithatë, procesi mësimor është realizuar pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShT-i.


Mësimdhënësit kanë qenë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.

Kështu ka thënë për Front Online nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

Shala tha se vetëm 30 për qind e shkollave kanë mbajtur mësimin për zëvendësimin e orëve.

“Ministrja e Arsimit thotë që kanë mbajtur mësim një pjesë e madhe e nxënësve por numri ka qenë shumë i vogël i pjesëmarrësve në mësim. Ka shkolla që mësimdhënësit kanë qenë aty, por nxënësit nuk kanë qenë të pranishëm. Diku rreth 70% nuk është mbajtur mësimi ndërsa 30 % është mbajtur mësimi në shkolla dhe aty ku është mbajtur me një numër shumë të vogël të nxënësve“, u shpreh Shala.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ditë më parë ka thënë se mësimdhënësit të cilët nuk janë prezent në shkolla në ditët e zëvendësimit të orëve mësimore, do t’iu ndalohet paga.

Këtë vendim të ministres, nënkryetarja e SBASHK-ut, po e vlerëson si të ngutshëm.

Shala thotë se ditët jashtë orarit të punës duhet t’iu paguhen ekstra mësimdhënësve.

“Vendimi për pagat e mësimdhënësve është vendim i ngutshëm i ministres sepse mësimdhënësit janë duke punuar ashtu si është e paraparë me ligjin e punës, janë pesë ditë pune kurse dita e shtune dhe e diele janë pushim, e nëse mësimdhënësit punojnë në ditën e shtune atëherë duhet që të bëhet një pagesë prej 150% të asaj dite”.

Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar duke thënë se mësimi të shtunave është gabim dhe do të refuzohet arsyeshëm.

Greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë