Zv.ministri Hysen Durmishi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për keqpërdorime në Ministri

  • 02.07.2021
Zv.ministri Hysen Durmishi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për keqpërdorime në Ministri

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gjatë ditës së sotme ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal.

Kallëzimi penal ka të bëjë me keqpërdorime në këtë ministri.

Zv.ministri Durmishi ka dorëzuar kallëzim penal në lidhje me kontratën “Mirëmbajtje e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2018-2019”.


Durmishi në një konferencë për media tha se vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka thënë 500 mijë euro në fund, sipas tij, përfundoi në vlerën 5 milionë e 300 mijë euro.

Ai shtoi se janë duke verifikuar të gjitha kontratat dhe ku kanë dyshime për keqpërdorime do t’i dërgojnë në prokurori.

“Bëhet fjalë për kontratë për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2017-2019. Kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2018 në kohën e ministrit Pal Lekaj ku vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 500 mijë euro e cila ishe bërë publike në platformën elektronike e cila kishte përfunduar në vlerën prej 5 milionë e 300 mijë euro”, deklaroi ai.

“Në kushtet e përgjithshme ndryshohet neni 24 meqë rast i gjithë buxheti i paraparë për ndërtimin e urave në gjithë territorin vendoset në këtë kontratë që është në kundërshtim me ligjin. Pse kjo kontratë ka shkuar deri në 5 milionë euro e 300 mijë”, tha zv.ministri i Infrastrukturës.

“Në fund të kontratës kjo sasi prej 350 metrave katror arrin në 103 e 811 metra katror ose 519 mijë e 58 euro. Nga 450 euro arrin në 1 milion e 38 mijë euro. Ne në ministri jemi duke shikuar të gjitha vendimet dhe kontratat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kurdo që ka elemente të veprës penale do t’i dorëzojmë në prokurori”, ka deklaruar Drumishi.

“Është çështje e prokurorisë dhe konsiderojmë se është korrupsion i madh dhe tentim i buxhetit të shtetit shumë i madh dhe i bëjë thirrje prokurorisë ta trajtojë me prioritet. Natyrisht kemi dorëzuar komplet dosjen prej momentit të përgatitjes për tender deri në mbylljen e kontratës dhe në dosje janë të gjithë të përfshirë nëse kanë kryer vepër penale”, tha ai.

Durmishi tha se shkeljet e pretenduara duhet të hetohen nga prokuroria.

“Ka edhe shumë raste të ngjashme një rast është ngritur aktakuzë i natyrës së njëjtë por ka shumë vendime të jashtëligjshme. Këto shkelje janë vepra penale dhe duhet të trajtohen nga prokuroria. Vendimi është marrë nga ministri për gurthyesit që janë në procedurë që të bëhet vlerësim dhe të ndalet degradimi i mjedisit dhe është vendim i ministrit”, tha Durmishi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë